Gazeta Koha Jone

Koha JoneGazeta Koha Jone eshte nje gazete e perditshme e pavarur shqiptare e botuar per here te pare me 11 maj 1991 nga Nikolle Lesi dhe Aleksander Frangaj fillimisht ne Lezhe dhe shume shpejt me pas ne Tirane. Gazeta Koha Jone ka qene gazeta e pare e shtypit pluralist shqiptar , gazeta me nje histori dhe emer te madh ne vendin tone.

Koha Jone ka patur nje popullaritet te madh ne vend duke qene se ka mbledhur prane vetes gazetaret me te mire dhe me te sukseshem te vendit gjate viteve te para te demokracise ne Shqiperi. Ka qene e vetmja gazete e cila nepermjet botimeve dhe shkrimeve te saj u shnderrua ne njefare opozite ne vend duke mbajtur nje qendrim kritik ndaj qeverise dhe presidentit Berisha.

Ka arritur kulmin e shitjeve pas vitit 1992 ku eshte numeruar tirazhi prej 73 mije kopjesh , rekord ky I shenuar ne vitin 1994. Pas sukseseve te Gazetes Koha Jone erdhi viti 1997 , vit i kobshem per te gjithe shqiptaret po ashtu edhe per Gazeten Koha Jone. Diten e pare te gjendjes se jashtezakonshme ne Shqiperi Gazeta Koha Jone u dogj dhe demet ishin te konsiderueshme. Kjo shenoi renien e fuqise dhe peshes se kesaj gazete dhe ndodhi ajo qe gazeta Koha Jone te kthehej ne nje gazete modeste dhe te thjeshte ne tregun e mediave ne vend.

Ne mars te vitit 2007 gazeten Koha Jone e blen me 100 % te aksioneve Aleksander Frangaj dhe qe nga ajo kohe gazeta eshte pjese e grupit te suksesshem TV Klan. Ju mund ta gjeni gazeten Koha Jone online ne adresen www.kohajone.com

www.kohajone.com

 

Gazeta te Tjera:


2 Responses to “Gazeta Koha Jone”

  1. Bilbil says:

    ku mund ta shikoj online nr e dites se sotme te gazetes koha jone?

Leave a Reply